4 ekipe kanë mundur të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi, Egnatia, Vllaznia dhe Tirana do të bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut.
Në fakt Kukësi do të sfidohet me Tiranën, ndërsa Egnatia do të përballet me Vllazninë. Të 4 ekipet do të luftojnë për 2 biletat e finales së madhe.
FSHF-ja ditën e sotme krahas axhendës së Superiores ka bërë të ditur edhe kalendarin e sfidave gjysmëfinaliste. Në këto kushte gjysmëfinalet e para do të luhet më 3 prill në orën 15:00 dhe 18:00, ndërsa ato të kthimit më 24 prill në orën 15:00 dhe 18:00.
Kalendari i plotë si sfidave:
Kukësi-Tirana 15:00
Egnatia-Vllaznia15:00