Joao Cancelo është duke e shijuar jetën si lojtar i Barcelonës, ku është në huazim deri në fund të këtij sezoni nga Manchester City.
Së fundmi, Cancelo zbuloi një bisedë që kishte me mbrojtësin e Portos, Pepen, të cilin e ka bashkëlojtar te Kombëtarja e Portugalisë.
Pepe, i cili njihet për vitet e tij te Real Madridi, i kishte thënë Cancelos se ai ishte lojtar i bërë për të luajtur për “Galaktikët”.
Por, përgjigja e Cancelos do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës.
“Pepe një herë më ka thënë se unë isha një lojtar për Real Madridin, por unë i thash se unë jam për Barcelonën. Unë jam ku kam dashur gjithmonë të jem. Jam tejet i kënaqur që jam te Barcelona, është klubi që unë gjithmonë kam dashur të jem. Pas Benficas, është klubi që gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Cancelo.