Interi i është bashkuar garës për nënshkrimin e Albert Gudmundsson, por Juventusi dhe Tottenham Hotspur gjithashtu e duan yllin e Xhenoas.
Interi ka siguruar tashmë një marrëveshje për të nënshkruar Mehdi Taremin, si një transferim i lirë në qershor, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, gjigantët e Serie A duan një tjetër përforcim në sulm. Gazeta italiane pretendon se Interi nuk është thjesht i interesuar, por ata tashmë kanë hapur bisedimet për të nënshkruar me 26-vjeçarin në verë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi shpreson të strukturojë një marrëveshje të ngjashme me atë që i lejoi ata të nënshkruajnë me Davide Frattesi nga Sassuolo verën e kaluar, pra një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje.
Megjithatë, atyre nuk do t’u mungojë konkurrenca pasi Juventusi dhe Tottenhami kanë kërkuar gjithashtu sulmuesin e gjithanshëm, i cili thuhet se kushton të paktën 30 milionë euro.
Tottenham nënshkroi ish-shokun e skuadrës së Gudmundsson, Radu Dragushin në afatin kalimtar të janarit për 31 milionë euro duke përfshirë bonuset.
Gudmundsson është golashënuesi më i mirë i Xhenoas këtë sezon me 12 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat.