Avdyli: Kam qenë i grumbulluar edhe para shtatë vitesh

Futboll

Avdyli: Kam qenë i grumbulluar edhe para shtatë vitesh

Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:14
Pamje nga stërvitja

Përzgjedhësi i Kospvës, Foda, është përqendruar në thellimin e aspektit taktik, duke sqaruar idetë dhe filozofinë e lojës që synon të ndërtojë me ekipin dardan.

Ilir Avdyli, i cili ndjen privilegjin e madh për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, përjetoi ndryshimin e madh që ka përjetuar ekipi gjatë këtyre viteve.

“Kam qenë i grumbulluar edhe para shtatë vitesh, por atëherë nuk ishim të pranuar në UEFA e FIFA. Tani është ndjenjë tejet e veçantë”, tha Avdyli.

Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë po shfaqin një përkushtim të madh nga lojtarët dhe stafi trajnues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat