Një tjetër futbollist i njohur po vendos të heq dorë nga Kosova për një jetë më të mirë.
Arben Beqiri ka qenë shembull brenda dhe jashtë fushës gjatë karrierës së tij të gjatë.
Aq i fortë dhe i vendosur që ishte, e kishte hequr qafe edhe sëmundjen e kancerit.
Por, portieri mitrovicas po e ndërpret këtu rrugëtimin e tij të futbollistit aktiv duke mos parë perspektivë në futbollin e këtushëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 35 vjeçari e ka konfirmuar vendimin e dhimbshëm për t’i var dorëzat në gozhdë.
“Faleminderit KF Trepça, faleminderit kryesisë së klubit, faleminderit trajnerëve: Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu, Enis Manxholli, Nexhat Zhubi.
Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve për respektin e treguar ndaj meje. U jam mirënjohës gjithë jetën. Të gjithë së bashku për Trepçën".