Barcelona po mendon për merkaton e verës, e në veçantë për përforcimet në repartin e mesfushës.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, klubi katalanasa ka kthyer fokusin nga kampionati italian, Serie A.
I pari në listën e dëshirave të Barçës është mesfushori i Udinese-s, Lazar Samarxhiq.
Megjithatë për të sigurur shërbimet e Samardzic, Barça do duhet të paguajë jo pak, por 35 milionë euro, shifra e vendosur në klauzolën e lirimit.
Megjithatë gara për shërbimet e mesfushorit pritet të jetë shumë e vështirë, kjo për shkak se interes të lartë për lojtarin e Udinese-s kanë shfaqur prej kohësh edhe Napoli e Inter-i..