Presidenti i Benficës, Rui Costa ka shkuar personalisht në Bukuresht për ta parë me sytë e tij Albion Rrahmanin.
Legjenda portugeze e kishte marrë rrugën nga Lisbona drejt Rumanisë për ta parë sulmuesin kosovar në fitoren e Rapid Bukureshtit me rezultat 4:0 ndaj FCSB, ku 23 vjeçari i realizoi dy gola, njofton mediumi portugez glorioso1904.pt.
Aktualisht, trajneri Roger Schmidt i ka tre sulmues, Marcos Leonardo, Arthur Cabral dhe Casper Tengstedt, por do t’i duhet edhe një sulmues duke e marrë parasysh se Goncalo Ramos kishte përfunduar në Paris Saint-Germain.
Për ta shitur kartonin e Rrahmanit, Dan Sucu, aksionari më i madh i Rapidit, i ka kërkuar 8 milionë euro.
Rrahmani i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 3 asistime në 20 ndeshje me Rapidin në këtë edicion.
Krahas tij, tek klubi nga Bukureshti luajnë edhe dy futbollistët tjerë kosovarë, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani..