Ndeshja mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë do të mbahet mend gjatë.
Në fundin e ndeshjes ndodhi një përleshje e madhe mes tifozëve të ekipit vendas dhe lotjarëve të Fenerbahçes.
Heroi i këtij “meçi” ishte futbollisti i kombëtares së Nigerisë, Bright Osayi-Samuel, i cili godiste çdo tifoz që i dilte para. Madje në Stamboll të gjithë po krenohen me lojtarin nigerian, dhe tashmë në rrugët e qytetit është bërë një mural, ku shihet lojtari duke goditur tifozin e Trabzonsporit.
Ende nuk dihet se a do të ketë dënime për lojtarët e Fenerbahçes, të cilët vërtetë u përfshinë në një përleshje masive në natën e së shtunës së kaluar.