Vllaznia ka kohën e mjaftueshme për të hedhur prapakrahëve humbjen me Kukësin.
Një humbje që erdhi pas 13 ndeshjesh dhe në Shkodër të ndihmuar edhe nga pauza e kombëtares kanë kthyer fokusin te dueli i radhës.
Në kaudër të javës së 29-të të Superiores, kuqeblutë do të sfidojnë Erzenin, me sfidën që do të luhet me 29 mars në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.
Shkodranët do të tentojnë rikthimin te fitorja për të bërë edhe “autokritikën” për disfatën me verilindorët.
Për sfidën me shijakasit ka lajme të mira për Qatip Osmanin.
Trajneri i kuqeblutë do të ketë 3 rikthime të rëndësishme, duke u plotësuar kështu e gjithë skuadra.
Në këtë mënyrë do të mund të japin kontributin e tyre Kristi QËarri, Geralb Smajli dhe Ardit Krymi. Të 3 lojtarët kanë shlyer pezullimin për shkak kartonën në duelin me Kukësin dhe do të rimarrin vendin e tyre në formacion për sfidën me Erzenin.