Dinamo aktualisht nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me dinamovitët që kanë 2 humbje dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e fundit në Superiore.
“Blutë” aktualisht janë 4 pikë larg “Final Four”, ku Skënderbeu mban vendin e 4-të në klasifikim.
Pikërisht korçarët janë kundërshtari i radhës i Dinamos, takim që do të luhet më 30 mars në “Niko Dovana” në orën 18:00 dhe është i vlefshëm për javën e 29-të të Superiores. Njës duel direkt mes dy ekipeve për top-4 dhe ‘djemtë’ e Dritan Mehmetit janë të dënuar vetëm për fitoren.
Por jo vetëm kaq, “Blutë” do të luajnë një tjetër sfidë mjaft të rëndësishme 4 ditë më pas.
Do të luajnë ndaj Teutës sfidën e prapambetur të javës së 27-të dhe do të luhet po në “Niko Dovana” në orën 18:00
. Një tjetër sfidë ku “Blutë” do të kërkojnë vetëm fitoren për të mos i lënë asgjë rastësisë.
2 ndeshje mjaft të rëndësishme, me dinamovitëet që brenda 5 ditëve do të luajnë fatet e “Fin al – Four”. Aktualisht kanë grumbulluar 36 pikë pas 27 javësh dhe kanë shënuar 36 gola dhe kanë pësuar 37-të.