Kosova po përgatitet për dy ndeshjet miqësore, e para luhet me 22 mars ndaj Armenisë, dhe e dyta, me 26 mars me Hungarinë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka fjalë miradije për kombëtaren e Kosovës.
“Fillimi i ri për Kombëtaren tonë!
Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri.
Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë.
Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë”, ka shkruar Ademi.