Presidenti i La Ligas, Javier Tebas thotë se Real Madridi është klubi i duhur për Kylian Mbappe.
Ylli i PSG-së do t’i bashkohet Realit me kosto zero këtë verë.
“Real Madrid ka shumë Fair Play për të nënshkruar me Mbappe dhe një tjetër”, tha Tebas.
“Nuk e di shumën që kanë rënë dakord me Mbappen, sepse jam i bindur që e kanë bërë, gazetarët që mbulojnë Madridin e konsiderojnë super në fakt.
“Premier League, që është kampionati tjetër ku ai mund të shkojë, aktualisht është, dhe do të jetë për pak kohë duke u organizuar me Fair Play Financiar, e kemi parë në merkaton e janarit.
“Duhet të jetë në Spanjë dhe i vetmi vend që ai mund të jetë në Spanjë është Real Madrid. Real Madrid ka mjaft Fair Play për të nënshkruar me Mbappen dhe disa të tjerë”.