Maqedonia U18 vjeç ka luajtur ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar në Antalia të Turqisë.
Skuadra e trajnerit Vujadin Stanojkoviq është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Moldavia.
Maqedonia pati disa raste përmes futbollistëve Manojlov, Aliji dhe Mlladenovski por nuk i konkretizuan.
Tre shqiptarë u paraqitën titullarë për Maqedoninë: Milot Sinani, Adrian Neziri e Altin Aliji.