Maqedonia U 19 sot ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Ukraina U19, në ndeshjen që u zhvillua në fushën e FFM-së në Shkup.
Ndeshja ka qenë e vlefshme për kualifikueset Euro në grupin-7.
Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 45-të me anë të Krevsun.
Sapo kishte nisur pjesa e dytë, në minutën e 48-të, mysafirët thelluan fitoren në 0:2 me golin e Ponomarenkos.
Maqedonia mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 75-të, Meliqi është përjashtuar me karton të kuq.
Meliqi, Alij, Kaba e Nazifi, u paraqitën titullarë dhe Nuhija zëvendësues.