Cristiano Ronaldo po vazhdon të luajë për Kombëtaren e Portugalisë.
Por, impakti i tij tek kjo Kombëtare nuk është si më herët.
Sipas mbrojtësit të krahut, Joao Cancelo, “CR7” është i rëndësishëm për këtë ekip, por që ai me shokë nuk varen nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Ka luftuar për 15 vjet me Messin për Topin e Artë, por kulmi i karrierës se një futbollisti sillet mes 25 dhe 32 vjetësh. Është një lojtar i rëndësishëm për ne, por Kombëtarja nuk varet krejtësisht nga ai.
Kemi shumë lojtarë të talentuar në skuadër”, deklaroi për “RTP Noticias” mbrojtësi portugez, i cili është i huazuar në Barcelonë nga Manchester City.
39 vjeçari do ta zhvillojë Evropianin e fundit me Portugalinë, me të cilën e kishte fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016.
Ronaldo po shkon drejt fundit të karrierës, ndërsa aktualisht është pjesë e Al Nassr.
Në të kaluarën me sukses ka luajtur në Sporting Lisbonë, Manchester United, Real Madrid dhe në Juventus.