Maqedonia U21 ka arritur të thyejë rezistencën e madhe të Gjibraltarit.
Maqedonia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjibraltarit.
Pasi që rrjetat mbeten të paprekura në pjesën e parë, pjesa e dytë hapi me gol.
Futbollisti Luan Abazi shënoi në minutën e 52-të.
Reshat Ramadani, Luan Abazi e Imran Fetai janë paraqitur nga minuta e parë.
Ardian Çillafi është paraqitur në minutën e 89-të.
Fetai është ndëshkuar me karton të verdhë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme e Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Maqedonia zë vendin e pestë me 6 pikë e ka 3 më shumë se Gjibraltari në fund.