Milan po kërkon të arrijë një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Mike Miagnan, kontrata aktuale e të cilit skadon më 30 qershor të 2026-ës.
Megjithatë, pika vendimtare e negociatave qëndron pikërisht në distancën ndërmjet ofertës dhe kërkesës.
Aktualisht portieri i Francës fiton 2.8 milionë euro në vit dhe kuqezinjtë po vlerësojnë t’i ofrojnë 4.5 milionë euro e lart me bonuse që janë të lehta për t’u arritur.
Nga ana e tij, megjithatë, Maignan do të donte të provonte të fillonte nga një pagë prej 6 milionësh, që përfaqëson tavanin më të lartë për Milanin.
Kjo është në thelb një kërkesë në nivelet e Leaos për portierin francez, i cili luan një rol parësor në ekuilibrat e skuadrës.
Milani, i cili e vlerëson atë deri në 100 milionë euro, do të përpiqet të arrijë një marrëveshje për shifra më të ulëta në krahasim me kërkesat e ish-lojtarit të Lille.