Kombëtarja e Kosovës U21 ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Gjermanisë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025.
Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për këtë sfidë të madhe.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz dhe pritet që Dardanët e rinj të kenë mbështetjen e konsiderueshme të bashkëatdhetarëve tanë.
Dardanët bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Izraelin e Estoninë.