Kombëtarja e Kosovës U21 sot luan përballë Gjermënisë U21, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.
Takimi i takon grupit D kualifikues dhe luhet në “Stadion an der Gellertrasse” në Chemnitz.
Kosova ka tetë pikë në pozitën e katërt, derisa Gjermania është e dyta me katër ndeshje, që të gjitha fitore.
Më 12 shtator në Prishtinë, Gjermania U21 kishte fituar 3:0 ndaj Kosovës.
Takimi i sotëm nis nga ora 18:00.