Eduardo Camavinga hyri menjëherë në rotacionin e Carlo Ancelottit te Real Madridi dhe tashmë është element themelor për trajnerin italian. Megjithatë, nëse ka një gjë që mund t’i atribuohet atij është “abstenimi” nga goli.
Në fakt, ish-lojtari i Rennes ka dy vite që nuk shënon dhe në dhomat e zhveshjes së “Los Blancos” ka nga ata që nuk ngurrojnë t’ia kujtojnë këtë fakt.
“Te Real Madridi kam Vinicius, që më ngacmon shumë, – tregon mesfushori francez, aktualisht duke luajtur me kombëtaren. – Mos gjuaj, mos gjuaj, më thotë gjithmonë Vini. Ai nuk ka besim te gjuajtja ime.
Sidoqoftë nuk ka rëndësi, më takon mua t’i hesht disa njerëz.
Jam i sigurt që do të shënoj një gol të mrekullueshëm, madje edhe të rëndësishëm, kështu që më pas ai do të më lërë të gjuaj në paqe”.