Kosova fiton me golin e Rashicës

Kosova me zemër të madhe, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Armenisë.
Rreth 10.000 shikues panë lojë të mirë në stadiumin në “Vazgen Sargsyan Republican" në Yerevan.
Për Armeninë ishte ndeshja e 250 zyrtare.
Armenia - Kosova 0:1
Stadiumi “Vazgen Sargsyan Republican" në Yerevan.
Shikues: 10.000
Gjyqtar: I. Kvirikashvili (Gjeorgjia).
Shënues: Rashica (25').
Kartona të verdhë: Aliti, Muriç, Rrudhani, Loshaj..
Armenia: Buchnev (Beglaryan 82'), Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunyan, Harutyunyan, Bichakhchyan (Sevikyan 58'), Spertsyan, Briasco (Ranos 58'), Zelarayan (N. Grigoryan 74'), Margaryan (E. Grigoryan74').
Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Paçarada (I. Krasniqi 84'), V. Berisha (Idrizi 69'), Loshaj, Zhegrova (Bytyqi 69'), Muslija (Rrudhani 69'), Rashica (A. Rrahmani 84') dhe Muriqi.
Kombëtarja e Kosovës ka treguar lojë më të mirë dhe në bazë të rasteve mëkat që nuk shënuan fitore më bindëse.
Selektori i ri Franco Foda e nisi me këmbë të mbarë me Kosovën,. me një fitore të madhe në ndeshjen miqësore.
Selektori i ri tregon muskujt në debutim në pankinën e Kosovës.
Futbollisti Milot Rashica është kreator i fitores duke mos harruar edhe lojën superiore të Edon Zhegrovës, që ka qenë i pandalshëm për vendasit.
Në minutën e 15-të, futbollisti Edon Zhegrova ka bërë një depërtim maestral dhe nga rreth 17 metra goditi bukur por mezi e priti portieri vendas, topi deri të Vedat Muriqi dhe ky shënoi gol megjithatë anulohet për pozitë jashtë loje.
Vedat Muriqi në minutën e 23-të shpërdoroi një rast të mirë
Në minutën e 25-të, Edon Zhegrova depërtoi nga këndi i vdekur duke goditur por topi qëllon traversën dhe në shtyllën e dytë (e djathtë) gjendet Milot Rashica i cili nga afërsia shënoi për 0:1.
Në minutën e 45+2, armenët godasin nga gjuajtja e lirë por shtylla e majtë e ka shpëtuar portën e Dardanëve.
Në minutën e 53-të, Leart Paçarada për bukuri harkoi por Muriqi nga afërsia gjuajti jashtë portës, duke lëshuar një rast të mirë.
Fat për armenët në minutën e 56-të. Hovhannisyan gati shënoi autogol megjithatë e hoqi topin nga vija fatale duke shpëtuar gol të sigurt.
Në minutën e 62-të, Rashica brenda 16-shit por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 66-të, MIlot Raahica i vetmuar por nuk e kaloi portierin duke përfunduar topin në duart e këtij të fundit.
Djelmoshat tanë dalin ballëlart dhe të martën e ardhshme (19.00) ndeshen me Hungarinë vendase.