Në orën 17:00, ekipi kombëtar Shepresa do të luajë kundër 21-vjecarëve të Finlandës, një sfidë shumë e rëndësishme për sa i përket objektivit për Evropianin.
Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet, ku te kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi spikasin katër emra nga Superiorja: Dajko, Gjini, Buxhelaj dhe Smajli.
Sfida e radhës është shumë e rëndësishme për fatet e këtyre eliminatoreve, pasi do të mund të afroheshin me kreun. Shqipëria U-21 renditet e treta me 9 pikë pas 5 ndeshjesh, një më pak se Rumania dhe dy më pak se Zvicra.
Me këtë të fundit Shpresat tona do të ndeshen në sfidën e radhës më 26 mars po në Tiranë. Hyrja në stadiumin “Air Albania” në të dyja ndeshjet e Shqipërisë U-21 do të jetë falas.