Interesimi është i lartë për derbin Shkëndija e Haracinës-GFK Kumanovo që do të luhet këtë të diel.
Mësojmë se stadiumi “Hasanbeg Arena” do të jetë i mbushur përplotë me shikues.
Priten mbi 1.500 “Çlirimtarë” ta mbështesin skuadrën e tyre të zemrës, të cilët do të krijojnë një spektakël sportiv.
Kur duhen edhe tri ditë nga sfida e madhe te KF Shkëndija janë gati.
Përballja kryesore e Ligës së Tretë, java e 17-të, do të luhet më 24 mars, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve. Në Kumanovë, GFK Kumanovo ka fituar 2-1. Shkëndija tani kërkon t’i hakmerret.
KF Shkëndija është organizatore e kësaj sfide, që do të luhet në Hasanbeg në orën 15:00 me transmetim “Live” në Open-TV dhe M-net nga Shtipi.
Në renditjen tabelore, Shkëndija është e treta me katër pikë më pak se liderja GFK Kumanovo.