Si fëmijë gjithmonë e kishte ndjekur Bashkimin, duke qenë një tifoz i madh i skuadrës zigjelbër nga Kumanova. Shumë prej ]lojtarëve të kësaj skuadre i ka admiruar.
Ambiciet e Sami Alilit kishin qenë që kur të rritet të bëjë një rrugë të mirë si futbollist dhe të luaj për Bashkimin, klubin që dikur e mbështeste nga tribuna.
Në vitin 2019 si 18 vjeçar filloi të luaj për Bashkimin, kur kjo skuadër garonte në Ligën komunale të qytetit të Kumanovës.
Në këtë mënyrë ai realizoi ëndrrën e tij-atë të fëmijërisë.
Alili, i cili është nga fshati Likovë, i komunës me të njëjtin emër, me Bashkimin kaloi disa rangje dhe sot janë pjesë e Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.
Tashmë janë bërë pesë vite që mesfushori me tipare sulmuese është lojtar kyç në formacionin e Bashkimit.
Por, Alili tash ka edhe një ëndërr me Bashkimin dhe ajo është që sa më shpejtë ta shoh skuadrën e zemrës aty ku ishte dikur-pjesë e elitës së futbollit vendor. Urojmë që kjo ëndërr t’i bëhet realitet.