Çfarë do të ngjan me futbollistin Xherdan Shaqiri?
“Njeriu për momentet e mëdha të futbollit, i preferuari i tifozëve dhe ndoshta turneu i fundit i madh para tij.
Javë të rëndësishme po vijnë për Xherdan Shaqirin me ekipin kombëtar por ka thashethemet rreth 32-vjeçarit.
Të gjithë pyesin veten: Çfarë planifikon të bëjë Murat Yakin me yllin e kombëtares?
Fakti është se sezoni i ri në ligën amerikane ka nisur që nga fundi i shkurtit, Shaqiri ishte në formacion me shiritin e kapitenit në të gjitha ndeshjet e Chicago Fires.
Prej javësh ka spekulime rreth kombëtares së Zvicrës se yjet e njohur po vihen në provë edhe për Kampionatin Evropian dhe se atje mund të ketë ndryshime në krahasim me vjeshtën e dobët të kombëtares”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “20min”.
Yakin i nxiti vetë këto spekulime kur e publikojë listën, duke thënë mes të tjera: “Ai duhet të dijë dhe kuptojë rolin e ti”.
Drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami, tha gjatë javës: “Duam të shkojmë në Kampionatin Evropian me ekipin më të mirë.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht lojtarët më të mirë, të gjithë duhet ta pranojnë rolin e tyre”.