Javier Zanetti, zëvendës presidenti i Inter-it foli së fundmi për titullin e Serie A dhe ndeshjet e mbetura për “zikaltërit”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai u shpreh se kanë mbetur edhe nëntë ndeshje dhe se skuadra duhet të jetë e përqendruar.
“Jemi të kënaqur me drejtimin që po marrim, shpresojmë të përfundojmë në mënyrën më të mirë.
Kanë mbetur ende nëntë ndeshje, duhet të përqendrohemi për të marrë rezultate pozitive”-deklaroi Zanetti.