Portieri Mustafë Abdullahu dje ishte në qendër të vëmendjes.
Abdullahu (anëtar i KF Tiranës) nuk ka më shumë se 20 vjet dhe dje është shpallur lojtar i ndeshjes në përballjen Gjermania U21 -Kosova U21.
Ballafaqimi mes këtyre kombëtareve ka përfunduar pa gola (0:0) në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Gjermanëve nuk iu kreu punë as përparësia e terrenit në Chemnitz.
Portieri Mustafë Abdullahu shkëlqeu dhe u vlerësua me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Pas tij më i miri është gjermani Rocco Reitz me notën 8.0.
Ja si u vlerësuan futbollistët e Kosovës U21 nga faqja “Sofascore”:
Mustafë Abdullahu 8.1
Florian Haxha 7.8
Ardi Ajdini 7.5
Andi Hoti 7.6
Elvis Letaj 6.8
Rejan Thaçi 6.4
Milot Avdyli 6:1
Lindon Emërllahu 6.5
Altin Kryeziu 6.8
Arian Llugiqi 7.2
Fatjon Bunjaku 6.5
Në pjesën e dytë luajtën:
Vetpon Tusha 6.4
Arbnor Hasani 6.7
Oltion Bilalli 6.8