Shqipëria e ka nisur me humbje vitin 2024.
]Kombëtarja kuqezi është mposhtur në miqësoren e parë të muajt mars, nga Kili. Sfida e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren 0:3 të amerikano-latinëve.
Pas kësaj sfide ka folur edhe sulmuesi i rikthyer, Rey Manaj.
“Ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur.
Tani duhet të stërvitemi që në ndeshjen e ardhshme të japim më shumë.
Besoj se sot nuk ishte çështje emocionesh, por nuk na doli loja.
Të stërvitemi dhe të fokusohemi te Suedia”, u shpreh fillimisht Manaj.
Kishit shumë pak topa në këmbë, ishit i veçuar?
“E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe presingu lart i Kilit prishi punë.
Trajneri na tregoi video… Duhet të përmirësohemi”.