Juventusi do mesfushorin e Atalantës në verë, por gjigandi i Premier Ligës mund t’i prishë planet bardhezinjve
Juventusi është i vendosur që në merkaton e verës do të afrojë në Torino mesfushorin e Atalantës, Teun Kupmainers.
Por planet e bardhezinjve mund të prishen nga gjigandi i Premier Ligës, Liverpuli. Të kuqtë janë gati për të përmbushur kërkesat e klubit të Bergamos dhe të kapin shumën 60 milionë euro.
Nëse “Zonja e Vjetër” nuk do të arrijë që kjo të ndodhë atëherë do të mendojë për planin B. Alternativat janë: Lazar Samarxhiq i Udinezes, Levis Ferguson, zbulimi i Bolonjës, Leon Goretcka i Bajernit Mynih dhe Heorhij Sudakov i Shakhtar Donjetck.
Shumë do të varen edhe nga Adrien Rabio, i cili do të marrë një vendim për të ardhmen vetëm në fund të sezonit.