Kosova U19 sot ka pësuar humbje minimale me rezultat 2:1 nga Spanja U19.
Kosova pas fitores me 1:0 ndaj Austrisë, sot përkundër angazhimit nuk ia doli që kthehet me një pikë nga stadiumi “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Muno (34') e Fortuny (50').
Futbollisti Eliot Bujupi shënoi në minutën e 79-të për 2:1.
Spanja kryeson me 4 pikë, duke lënë pas Kosovën me 3 sosh në kuadër të Grupit 1 në “Elite Round”.