Legjenda e stolit nga Suedia, Sven Goran Erikson, ka përjetuar çaste magjike në “Anfield Road” ku ka realizuar më në fund ëndrrën e tij të madhe pasi udhëhoqi për një herë në jetë nga pankia skuadrën e Liverpulit.
Ashtu siç lajmëroi vetë vetëm pak javë më parë, 76-vjeçarit i mbetet edhe pak kohë për të jetuar pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kokë.
Po në atë intervistë ai tha se kishte ëndërr që të paktën për një herë në jetë të drejtonte Liverpulin si trajner.
Sot ishte dita e madhe pasi drejtuesit e Liverpulit organizuan një miqësore me Ajaksin ku në fushë luajtën legjendat e dy skuadrave.
Stadium i “Anfield Road” ishte i mbushur plot pasi të pranishëm ishin rreth 60.000 mijë tifozë, të cilët në fund festuan me Erikson duke i kënduar emrin për minuta të tëra.
Ndeshja e fituar 4-2 nga legjendat e Liverpul do të mbahet mend gjatë pasi edhe pse nuk është zyrtare do të jetë e fundit si trajner për një personalitet të botës së futbollit.