Miqësorja Sllovaki-Austri nisi me një eurogol.
Vetëm 6 sekonda iu deshën Christoph Baumgartner për të ndëshkuar vendasit.
24-vjeçari i Leipzigut në Bundesliga, u nis nga mesi i fushës, dribloi tre kundërshtarë dhe mposhti portierin Martin Dubravka me një goditje të saktë.
Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick ka siguruar kualifikimin në Euro 2024, kompeticion ku është pjesë e grupit D.