Pasditen e sotme në stadiumin “Petar Millosevski” në Manastir, skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit e drejtuar nga trajneri Srgjan Zaharievski, e ka poshtëruar me rezultat 3:0 Pelisterin vendas në një ndeshje miqësore.
Kjo do të thotë se Zaharievski ka “goditur” edhe ndaj ish-klubit të tij ku ka qenë edhe trajner.
Shënues të golave janë Jahja në pjesën e parë e Marushiq dhe Bajrami në pjesën e dytë.
Ky është një rezultat që tifozët e Pelisterit sigurisht që nuk e prisnin.