Brazili ka shënuar fitore në “Wembey” të Londër, me rezultat 1:0 ndaj Anglisë.
Atmosferë e bukur në ndeshjen miqësore që e vendosi një 17-vjeçar.
Në minutën e 12-të, rast i artë për Brazilin. Paqueta nis Vinicius Junior, i cili i shkëputet mbrojtjes angleze, por gjuan lehtë. Walker eviton golin.
Në minutën e 35-të, Brazili shumë afër golit, goditja e Lucas Paquetas ndalet nga shtylla!
Debutim ëndrrash për 17-vjeçarin Endrick. Sulmuesi i ardhshëm i Real Madrid, shënoi në minutën e 80-të për fitoren e Brazilit.