Endrik ishte heroi i Brazilit në miqësoren e fituar 1-0 kundër Anglisë në “Uembli”.
Ai është bërë futbollisti i katërt më i ri duke gjetur kurrë rrjetën me fanellën e Brazilit.
I pari është Pele pasi golin e tij të pari e shënoi kur ishte 16 vjecc e 8 muaj e 14 ditë.
Në vendin e dytë ishte Edu (16 vjeç, 10 muaj e 2 ditë), kampion bote në Meksikë 1970 dhe partneri i Peles dhe në fund Ronaldo “Fenomeni”, 17 vjeç, 7 muaj e 12 ditë.
Një fillim i mbarë për fenomenin brazilian, i cili do të bëhet lojtari i radhës i Real Madridit kur të mbushë 18 vjeç.