Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes!
Në minutën e 66-të ka reaguar me shpejtësinë për faktin se u provokua nga futbollisti i Danimarkës, Morten Hjulmand.
Xhaka e kishte topin në duar përderisa ishte edhe i shtrirë dhe danezi e goditi me këmbë!

Kjo ia ngriti nervat kapitenit Xhaka.
“A dëshiron t'i tregojë trajnerit se i takon titullit në një ndeshje miqësore?

Ishte një faull i qartë, unë e kam topin dhe më pas ai më godet.
Një gjë e tillë nuk ka vend në futboll, as në një miqësore apo edhe në një lojë kualifikuese.

Bëhet fjalë për respekt”, ka thënë Xhaka.
Ai më pas u kërkoi gazetarëve danezë që të pyesnin Hjulmand se çfarë mendonte para se Xhaka të kthehej për të parë lojën e ekipit të tij.

Dikush si Xhaka nuk do ta durojë këtë.
Ngrihet me shpejtësi, e kap Hjulmandin në gjoks e për fytin dhe e qorton.
Xhaka nuk dëshiron të tregojë se çfarë fjalësh janë thënë.
Është interesant se shihet edhe një reagim i Xhakës ndaj Eriksenit.
Nuk ndodhi përplasja me fajin e Xhakës por të danezit që provokoi dhe e tensionoi yllin nga Kosova..