Nico Williams: Jam i lumtur për vëllanë tim

Futboll

Nico Williams: Jam i lumtur për vëllanë tim

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:13
Nico Williams:

Sulmuesi i Athletic Bilbao-s, Nico Williams, sqaroi edhe njëherë faktin se pse vëllai i tij Inaki zgjodhi të luajë me Ganën, ndërsa ai vetë me Spanjën, me vëllezërit që kështu janë pjesë e dy kombëtareve të ndryshme.

Nico theksoi se ishte gjyshi i tyre që i kërkoi Inaki-t të luajë për Ganën, ndërsa shtoi se ndjehet i lumtur për zgjedhjen e të vëllait.

“Ishte gjyshi im që i kërkoi vëllait tim Inaki të luante për Ganën dhe të dy janë shumë krenarë për këtë.

Vendimi ishte i tij dhe jam i lumtur që Inaki është me Ganën”-tha Nico Williams.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat