Ish-sulmuesi i Barcelonës, Serxhio Aguero, është rikthyer në fushën e blertë, në një ndeshje bamirëse.
Por, rikthimi i tij zgjati shumë pak, pasi argjentinasi, pësoi një lëndim dhe u detyra të largohet nga fusha pas vetëm 10 minutash.
Agueros i doli shpatulla nga vendi dhe ndjeu dhimbje, kështu vendosi ta lë fushën e blertë.
Ishte raportuar se Aguero mund të rikthehet të luajë sërish në futbollin profesionist, por duket se kjo do të jetë shumë problem për sulmuesin për shkak të problemeve me zemër.
Ish-lojtari i Sitit u detyrua të pensionohet nga futbolli për shkak të një problemi serioz në zemrën e tij.