Milan-Juventus në “garë” për Amrabat!
Aventura e Sofyan Amrabat te Manchester United me shumë mundësi do të përfundojë verën e ardhshme.
Në përfundim të huazimit e “Djajtë e Kuq”, ku nuk bindi, mesfushori do të rikthehet në Firence te klubi që ka në pronësi kartonin e tij, Fiorentina.
Megjithatë sipas medieve italiane edhe aty qëndrimi i marokenit do të jetë shumë i shkurtër, pasi për Juventus e Milan kanë shfaqur interes të lartë për të dhe gjatë verës pritet kalimi i Amrabat te njëri prej dy klubeve në fjalë.