Shqipëria nuk ia del në konak të Suedisë
Suedia ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen miqësore.
Vendasit ngadhënjyen falë një golit në pjesën e dytë të ndeshjes.
Në stadiumin në “Friends Arena” në Solna, ishin të pranishëm edhe shumë shqiptarë me flamuj kombëtar dhe i dhanë përkrahje djelmoshave kuqezi.
Suedia - Shqipëria 1:0
Shënues: Gustaf Nilsson (62').
Kartona të verdhë: Kulusevski - Mitaj, Gjimshiti.
Suedia: Olsen, Kraft (Wahlqvist 86'), Starfelt (Hien 86'), Lindelof, Augustinson (Saletros 64'), S. Olson, Sam. Gustafson (Gudmundsson 64'), Kulusevski, Forsberg (Svanberg 63'), Isak, Nilson (Elanga 77').
Trajner: Jon Dahl Tomason.
Shqipëria: Strakosha, Balliu (Hysaj 74'), Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani (Muçi 83'), Asllani, Bajrami (Hoxha 77'), Laçi (Bare 72'), Asani (Muçolli 83'), Broja (Cikalleshi 77').
Trajner: Silvinjo.
Në minutën e 19-të, fat për Shqipërinë, Forsberg goditi nga 12-13 metra por shtylla e majtë e ka shpëtuar Strakoshën.
Pas pesë minutave (24') Laçi lëshoi një mundësi të mirë, duke goditur jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 41-të portieri Thomas Strakosha fantastik, ka intervenuar bukur duke ia mohuar golin Olssonit.
Në minutën e 49-të, Isak nga rreth 15 metra gjuajti fuqishëm por topi shkoi përskaj shtyllës së majtë të portës shqiptare.
Reagim i dobët i mbrojtjes kuqezi, Gustaf Nilsson nga afërsia ka shënuar me kokë në këndin e djathtë të poshtëm të portierit Strakosha, 1:0 në minutën e 62-të.
Pas humbjes nga Kili me rezultat 3:0, sonte pësuan edhe një humbje, por me 1:0. Dy ndeshje apo 180 minuta nuk kanë shënuar as një gol.