Kombëtarja hungareze e futbollit mbajti konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes (nesër, 19.00) me Kosovën.
Selektori i Hungarisë, Marco Rossi, për herë të parë ka folur për faktin se pse në kombëtaren e Zvicrës luajnë disa lojtarë me origjinë nga Kosova, ai nuk sheh ngjashmëri mes dy skuadrave.
“Ata përfaqësojnë një nivel krejt tjetër, stili i tyre i lojës është gjithashtu i ndryshëm.
Loja e zviceranëve është më dominuese, ata posedojnë topin, kërkojnë zona të lira, të cilat i arrijnë dhe duele fituese.
Kosovarët në anën tjetër luajnë futboll më të drejtpërdrejtë.
Pra, mund të flasim për kombëtare të ndryshme për sa i përket personalitetit dhe stilit të lojës”, tha Rossi, transmeton media hungareze “nemzetisport”
Për sa i përket faktit nëse kombëtarja do të provojë gjëra të reja në ndeshjen miqësore kundër Kosovës, ai citoi një trajner të njohur italian, Franco Scoglio, të ketë thënë: “Në kombëtare nuk ka eksperimente që duhet bërë nga mendjemadhësia”.