Mesfushori i Lazio-s, Matteo Guendouzi, ka komentuar zgjedhjen e Lazio-s për t’i besuar drejtimin e ekipit trajnerit Igor Tudor.
Në një prononcim për mediet franceze, Guendouzi u shpreh se Sarri e ndihmoi që të përshtatej në pozicionin e tij, ndërsa shtoi se nuk e kuptoi pse u largua.
“Kam qenë në gjendje të punoj me Maurizio Sarri, një trajner i madh, aq kërkues sa Emery, Arteta, Sampaoli apo Tudor.
Në shtatë muaj te Lazio ai më bëri të rritem shumë taktikisht. Më parë isha më pak i disiplinuar dhe kisha tendencën të vrapoja kudo.
Tani di të pozicionohem më mirë dhe të mas forcën time. Isha pak i befasuar dhe i tronditur sepse ai bëri një punë të shkëlqyer, duke e çuar Lazion në vendin e dytë në një prej kampionateve më të mira në botë, duke arritur në 1/16 e Champions League dhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Zgjedhja duhet respektuar, ai preferoi të bënte një hap prapa sepse mendonte se ishte më mirë për ekipin”-tha fillimisht ai.
Ndërsa më tej ka komentuar Tudor, trajner më të cilin ka punuar te Marseille.
“Tudor kishte bërë gjithashtu mirë për Verona-n kur ishte në Itali, por ideja e tij për futbollin mund të dëmtonte skuadrat e tjera të Serie A”-deklaroi mesfushori.