Bayern Munich vazhdon të mos heq dorë nga shërbimet e portierit të Milanit, Mike Maignan.
Këtë e raportojnë mediat italiane e ato gjermane, lajm i cili po qarkullon tash e një kohë.
Ekipi gjerman është shumë i interesuar për Maignan, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Manuel Neuer.
Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut.
Por, ky operacion do t’i kushtojë shumë para Bayernit, pasi Milani nuk e lëshojë lehtë.
Në garë për portierin janë edhe disa top ekipe angleze.