Mbappe: Po, tani spanjollët do të më shohin pak më shumë!

Futboll

Mbappe: Po, tani spanjollët do të më shohin pak më shumë!

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:41
Kylian Mbappe

Duke folur në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares franceze, Kylian Mbappe ka ndezur edhe një herë zërat për të ardhmen e tij, me kontratën e sulmuesit me Paris Sen Zherenit që skadon në verë.

Sulmuesi francez tha me shaka në prag të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, se po në Spanjë do e shohin pak më shumë.

“Tçouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSZH-në luajta kundër Real Sosiedadit dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Ligws sw Kampionwve.

Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletiko Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë,” deklaroi Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat