Gjatë ditës së djeshme, Dani Alves u lirua përkohësisht nga burgu pasi mundi të paguante garancinë prej 1 milion eurosh që i ishte caktuar për lirimin e tij.
Ai u lirua nga burgu Brians 2 në Barcelonë, ku kaloi 14 muajt e fundit.
Në shkallë të parë, Alves u dënua me 4.5 vjet burg për përdhunim, por ai apeloi dhe gjykata e lejoi të lirohej në këmbim të shumës 7-shifrore që u pagua përfundimisht.
U fol shumë se garancinë e tij e pagoi babai i Neymarit, por ky i fundit doli dhe e përgënjeshtroi.
Por, lajmet e fundit thonë se braziliani parat i ka marr nga ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Memphis Depay, me të cilin luajtën për një kohë të shkurtër në Camp Nou.