Pas paraqitjes së tij si zëvendësues ndaj Danimarkës, Xherdan Shaqiri sonte pritet të rikthehet në njëmbëdhjetëshen e parë kundër Irlandës.
Një gjë është e qartë, pa Xherdan Shaqirin ka mundësi të vazhdojë “agjërimi” pa gola për Zvicrën.
Mediumi zviceran përmend edhe kombëtaren e Kosovës.
“Debati i madh për Xherdan Shaqirin!
Xherdan Shaqiri hyri në fushën e ‘Aviva Stadium’ për stërvitjen e fundit para ndeshjes së kombëtares me Irlandën.
Lart në mbrojtje, dëshpërim në sulm.
Tre muaj para Kampionatit Evropian, është e qartë se me çka përballet kombëtarja e Zvicrës.
Në katër ndeshjet e fundit, skuadra e Murat Yakin goditi portën e kundërshtarit vetëm dy herë (nga një kundër Izraelit dhe Kosovës), dhe barazimi 0:0 i së shtunës në miqësoren kundër Danimarkës e theksoi më tej problemin.
Si duhet të shënojë gola kjo kombëtare? Në kuadër të pyetjes më të diskutuar për skuadrën zvicerane, në qendër është një person: Xherdan Shaqiri.
A mund të përballojmë vërtet ta vendosim atë në pankinë, siç bëri në Danimarkë të shtunën?”, pyet mediumi zviceran “Blick”.