Largimi i Mauricio Sarrit nga Lazio pritet të ketë një efekt domino edhe te disa lojtarë.
I pari që pritet të largohet është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj,
Anësori kuqezi nuk pritet të ketë shumë minuta me Tudor në stol, kjo edhe për shkak të modulit që aplikon trajneri i ri, 3-4-2-1.
“Hysaj kërkon të largohet në fund të këtij sezoni, por kjo nuk pritet të jetë e lehtë, kjo për dy arsye.
E para, ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2025, e dyta, përfiton mbi 2 milionë euro në sezon.
Çdo skuadër që do të shfaqë interesim për të duhet fillimisht të negociojë me Lotiton, plus paga e tij, detaje që e ndërlikojnë jo pak largimin e tij nga Lazio”, shkruajnë mediat italiane.