Kosova pëson humbje

Hungaria ka shënuar fitore në miqësore, me rezultat 2:0 ndaj kombëtares së Kosovës.
Në një atmosferë të zjarrtë në “Puskas Arena” në Budapest, futbollistët e Kosovës treguan angazhim e lojë të mirë ndaj Hungarisë.
Hungaria - Kosova 2:0
Stadiumi “Arena Puskas” në Budapest.
Gjyqtar: O. Hategan (Rumania),
Shënues: Szoboszlai (58'), Nagy (86').
Kartona të verdhë. Rrahmani, Aliti, Berisha, Hadërgjonaj, Vojvoda.
Hungaria: Dibusz, Lang, Dardai, Szalai, Bolla (Nego 68'), A. Nagy (Schafer 46'), Styles (Vansca 84'), Z. Nagy, Gazdag (Kleinheisler 46'), Szoboszlai dhe Adam (Varga 46').
Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Rrudhani (Hadërgjonaj 71'), Idrizi (Loshaj 83'), V. Berisha (Rrahmani 83'), Zhegrova (Bytyqi 64'), Muslija (Celina 64'),, Rashica dhe Muriqi i(Rashani 64').
Dorën në zemër në bazë të asaj që treguan në fushë, Kosova të paktën e ka merituar një barazim ndaj Hungarisë.
Pjesa e parë i takoi Dardanëve ndërsa në të dytën vendasi disi më të rrezikshëm dhe shënuan golin e parë nga një gabim i futbollistit Blendi Idrizi.
Në minutën e 9-të, Edon Zhegrova nga rreth 15 metra dërgon goditje të fortë dhe lojtari Lang me kokë e dëboi topin në korne, duke shpëtuar portën e tij.
Bolla nga rreth 17 metra godet fortë por Muriç me maje të gishtërinjve e dëboi në korne në minutën e 50-të.
1:0 për Hungarinë në minutën e 58-të. Idrizi humbi një top në gjysmën e fushës së vet dhe Schafer për bukuri asistoi te Dominik Szoboszlai i cili ka shënuar nga afërsia për 1:0.
Në minutën e 70-të, Fidan Aliti shpërdoroi një rast të mirë, i cili nga afërsia gjuajti mbi portën.
Në minutën e 86-të, mbrojtja e Kosovës pothuajse e përgjumur e Zsolt Nagy me goditje të fortë e nga afërsia shënoi për 2:0.
Gabimet që lanë të shtangur Kosovën në Budapest!!
Selektori i ri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pas fitores në debutim me 1:0 ndaj Armenisë, sonte njoftohet me humbjen e parë me 2:0 nga Hungaria.