Publikohen formacionet e Hungari-Kosovë. Franco Foda debutoi me fitoren 0-1 përballë Armenisë në pankinën e dardanëve, ndërkohë që sonte zhvillohet miqësorja e radhës.
Duel që do të transmetohet live në SuperSport 3 (19:00). Kosova vjen me tri ndryshime krahasuar me përballjen me armenët.
Blendi Idrizi do e nisë nga minuta e parë në mesfushë në vend të Florian Loshajt, ndërkohë që tekniku gjerman konfirmon lojtarët e ofensivës.
Ndryshime dhe në prapavijë, repart ku rikthehen titullarë kapiteni Amir Rrahmani në qendër dhe Donat Rrudhani në të majtë.
Respektivisht në vend të Lumbardh Dellovës dhe Leart Paçaradës.