Zvicra e mposhti me rezultat 1:0 Republikën e Irlandës në Dublin, në një atmosferë të bukur futbolli.
Protagonist i kësaj fitore është Xherdan Shaqiri.
Xherdan Shaqiri dridh Dublinin! Zotëri Yakin, ky është Shaqa i Kosovës!
Shaqiri godet nga gjuajtja e lirë
Të shtunën e kaluar ai ka qëndruar në bankë 75 minuta ndaj Danimarkës (0:0) dhe Zvicra nuk tregoi asgjë në repartin e sulmit, por sonte me Shaqirin ishte ndryshe ndaj irlandezëve duke shënuar fitore në këtë miqësore.
Në minutën e 23-të, Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra, ka goditur bukur dhe shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.
Shaqiri, Xhaka e Ndoye
Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 76-të.
Selektori Murat Yakin gaboi me Shaqirin që e la në bankë në takim me Danimarkën.
Në minutën e 39-të, Granit Xhaka nga rreth 25 metra ka goditur fuqishëm por shtylla e majtë ia mohoi golin.
Në minutën e 46-të, kapiteni Xhaka është zëvendësuar.
Zvicra ka arritur të madhe në këtë miqësore pak muaj para fillimit të Kampionatit Evropian, që mbahet në Gjermani..